Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar për herë të parë detaje nga një takim i mbajtur i fshehtë deri tani që ai ka pasur me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Mësohet se takimi është zhvilluar javën e kaluar dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore. Në një intervistë me telefon për emisionin “Të paekspozuarit” në News 24, Basha tha se me Presidentin kishte diskutuar për situatën politike ku ndodhet vendi.
“Ka qenë një takim ditën e martë të javës së kaluar në mos gabohem. Ka zgjatur rreth 35 minuta ku kam parashtruar pikëpamjet e mia ku ndodhet vendi dhe kam shkëmbyer mendime mbi situatën. Ka qenë një takim normal ku kemi biseduar pas një kohe të gjatë me Presidentin. Unë si kryetar i opozitës dhe ai si president. Nuk e kemi pasur rastin që të shkëmbejmë mendime në këto kohë” – tha Basha, por pa dhënë më shumë detaje. ©LAPSI.al