Flash

Zjarr në Lushnje, digjet bimësia e egër dhe rrezikohen disa banesa

Lapsi.al 25 March 2019
Zjarr në Lushnje, digjet bimësia e egër dhe rrezikohen disa

Prej dy orësh, një vatër zjarri po djeg një sipërfaqe të madhe me bimësi të egër në luginën e përroit Kasharaj, në Lushnje.

Raportohet se flakët po përhapen me shpejtësi si rezultat i erës së fortë. Dy zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes duke punuar për shuarjen e flakëve.

Mësohet se përgjatë kësaj lugine si dhe në fund të saj ndodhen disa pemë frutore dhe shtëpi banimi, të cilat rrezikojnë jo pak nga zjarri masiv që po përparon me shpejtësi drejt tyre.

Edhe pse temperaturat janë relativisht të ulëta, vatrat e zjarrit vijojnë të gllabërojnë qindra hektarë tokë në vend, ndërsa raste të tilla janë shënuar edhe në parqet kombëtare të mbrojtura nga shteti.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Digjen 167 hektarë pyje, Çako: Problemi qëndron te autoritetet vendore 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI