Flash

Zbulohen porositë që Basha i dha Grupit të Kryesisë për protestat

Lapsi.al 25 March 2019
Zbulohen porositë që Basha i dha Grupit të Kryesisë për

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pasi dëshmoi për rreth një orë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me lobimin e parties së tij në SHBA, ka mbledhur Grupin e ish-deputetëve dhe Kryesinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se Basha ka kërkuar angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme. Po ashtu pritet të ketë protesta në rrethe, aty ku siç ka këshilluar edhe Basha, ka problematika të caktuara.

Lideri i të djathtëve ka kërkuar ndër të tjera mbledhje javore të të gjitha degëve dhe përgatitje për protestat.

Në lidhje me protestat ai i ka dhënë Grupit të Kryesisë porosinë e mëposhtme:

“Duhet të jeni në ballë të protestës. Mos rrini në kafe, por zbrisni në terren dhe takoni qytetarët”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI