Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka shqyrtuar në mbledhjen e sotme projektvendimet për proceduarat e vettingut në Policinë e Shtetit. Anëtari i këtij komisioni parlamentar, Pjerin Ndreu, propozoi lehtësimin e procedurave, pasi në disa struktura të policisë, sipas tij janë shfaqur dhe disa ankthe të panevojshme.