Flash

Rrjeti i amortizuar, 10 fshatra në jug të vendit në errësirë

Lapsi.al 24 March 2019
Rrjeti i amortizuar, 10 fshatra në jug të vendit në

Fshatrat Krahës, Kalivaç, Toç, Anvjos, Qesarat, Sinanaj, Iliras, Matohasanj, Koshtan, Kamcisht, pjesë të Bashkisë së Memaliajt, vuajnë mungësen e energjisë elektrike që prej orës 8 të mëngjesit.

Banorët shprehen se po ju prishen të gjitha produktet e bulmetit, për pasojë edhe  pronarët e bizneseve të ndryshme që operojnë në këtë zonë janë të detyruar të mbyllin bizneset.

Këto fshatra prej vitesh vuajnë nga mungesa e energjisë për shkak të rrjetit të amortizuar. Edhe pse shpeshherë këtë problem banorët e kanë trajtuar edhe në media, nuk është marrë asnjë masë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI