Flash

Protesta te parlamenti, mbeten në burg 3 të arrestuar të opozitës

Lapsi.al 24 March 2019
Protesta te parlamenti, mbeten në burg 3 të arrestuar të

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për 6 të ndaluarit e protestës së opozitës më 21 mars.

Nën masën “arrest me burg” janë lënë protestuesit Mariglen Doçi, Dorian Protoduari dhe Emiljano Mustafa. Ndërsa janë lënë të lirë me masën “arrest shtëpie” Bledar Dollia Jorges Gjikola dhe Arbër Kola.

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho thotë se mazhoranca ka për qëllim të trembë protestuesit. Ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu e cilëson politik vendimin e marrë për protestuesit.

“Në këtë vend qeveria është e lidhur me krimin. Masa e arrestit me burg për protestuesit nuk është e drejtë”,- ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI