Flash

Në kërkim policor, 'Skifteri' shqiptar protagonist në BBC

Lapsi.al 24 March 2019
Në kërkim policor, 'Skifteri' shqiptar protagonist në

Një shqiptar është kthyer në “protagonist” në emisionin “Crime Watch Roadshow” në televizionin e njohur britanik BBC. Anton Krasniqi kërkohet nga autoritetet angleze për një sërë grabitjesh në Londrën lindore.

Gjatë emisionit u bë apel që kushdo ka informacion për shqiptarin të denoncojë në polici.

Krasniqi nuk është rasti i parë i shqiptarëve të implikuar në grabitje. Gjatë viteve të fundit është rritur numri i shqiptarëve qe grabisin shtëpi, biznese dhe vila në Britaninë e Madhe, ndërsa shumë të tjerë janë përfshirë në trafikun e grabitjes dhe drogës, duke u transferuar nga Italia e Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë emisionit u fol edhe për një shqiptar tjetër, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur dhe që akuzohet për të paktën 16 grabitje. Ai vidhte vilat e futbollistëve dhe këngëtareve të  njohut anglezë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI