Flash

Prokuroria: Po hetojmë objektivisht shumat e shpenzuara nga PD gjatë fushatës së 2017-ës

Lapsi.al 25 March 2019
Prokuroria: Po hetojmë objektivisht shumat e shpenzuara nga PD gjatë

Pas marrjes në pyetje të kryetarit të PD-së Lulzim Bashës dhe anëtarëve të saj: Gazment Bardhi, Ilir Dervishi dhe Arben Ristani, reagon dhe Prokuroria.

Prokuroria deklaron se objekt i hetimit të saj është vërtetësia e shpenzimeve monetare të kryera prej PD gjatë fushatës elektorale të vitit 2017.

Sipas Prokurorisë, në fushatën elektorale të vitit 2017 PD ka deklaruar shpenzimin e 25 000 dollarëve dhe jo shumën prej 650 000 mijë dollarësh të përdorura gjithashtu.

Deklarata e Prokurorisë

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë janë marrë në pyetje ditën e sotme me datë

25.03.2019, shtetasit Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Ilir Dervishi, dhe Arben Ristani.

Duke marrë shkak interesimin e medias për hetimin që po zhvillohet bëjmë me dije se objekt i

hetimit është vërtetësia e shpenzimeve monetare të kryera nga subjekti politik PD në fushatën

elektorale të vitit 2017.

 

Nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se

ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti

PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë. Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej

25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh.

Sipas akteve të ardhura nga letërporositë, e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia rezultojnë në

mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, çfarë nënkupton se subjekti PD nuk ka bërë

asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin.

 

Marrja në pyetje e shtetasve të mësipërm është një proces normal në rrjedhën e zhvillimit të

hetimeve dhe në kohën e çmuar si të përshtatëshme në raport me provat e administruara.

Nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 000

dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD.

Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë garanton hetim objektiv dhe të paanshëm në lidhje me

këtë çështje, duke u bazuar në prova dhe në ligj, si dhe të pandikuar nga deklaratat mediatike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI