Flash

Vrasja e avokatit të Shullazit, bojkot të gjyqeve për tre ditë në Elbasan

Lapsi.al 25 March 2019
Vrasja e avokatit të Shullazit, bojkot të gjyqeve për tre

Nuk do të ketë një zhvillim normal të gjyqeve për të paktën 3 ditë. Këtë të hënë Dhoma e Avokatisë ka marrë vendim që të bojkotojë punën nga dita e mërkurë deri të premten. Verdikti vjen disa ditë pas vrasjes mafioze të avokatit Ravik Gurra, i cili u ekzekutua me plumba në kokë në një lokal në mes të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 mars dhe policia deri më tani nuk ka gjetur asnjë autor të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

“Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka mare vendim për të mos marre pjese në proces gjyqësor për tre ditë të mërkurë, të enjte, të premte. Dhe çdo avokat që thyen këtë rregull do të ndëshkohet me masë disiplinore”, thuhet në njoftim e shpërndarë për median.

Gurra njihej si avokati i Emiljano Shullazit por edhe si avokat i familjes së Çapajve, fisi i shumëlakuar në Elbasan dhe në konflikt të hapur me familjen tjetër të Çelajve, u zinxhiri i vrasjeve mes tyre daton mëse një dekadë më parë.

Kujtojmë se javën e kaluar janë ekzekutuar në mënyrë mafioze në Shqipëri 5 persona, përfshi këtu dhe avokatin Gurra.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI