Flash

I ofendoi gruan, sherr me thika mes shqiptarëve në Itali

Lapsi.al 25 March 2019
I ofendoi gruan, sherr me thika mes shqiptarëve në Itali

Një sherr banal ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur në Itali, ku një 30 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas goditjes me thikë prej kunatit të tij, në moshën 40 vjeçare.

Media italiane nuk bën publike emrat e shqiptarëve, por detajon se kunati 40 vjeçar i shqiptarit kishte ofenduar bashkëshorten e këtij të fundit. Shqiptari është konfliktuar me kunatin, i cili ka marrë një thikë dhe e ka goditur në bark.

I riu ka përfunduar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kunati i tij është arrestuar disa minuta më vonë nga policia dhe do të akuzohet për vrasje në tentativë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI