Flash

Detaje/ Makina e djegur i ishte marrë me dhunē ...

Lapsi.al 22 March 2019
Detaje/ Makina e djegur i ishte marrë me dhunē ...

Një makinë është djegur mbrëmë rreth orës 20:00 në hyrje të rrugës së fshatit Kakarriq, në Lezhë, vetëm pak metra nga superstrada Lezhë-Shkodër.

Bëhet fjalë për një makinë tip ‘Mercedez’ me targa AA377 KH e cila rezulton në pronësi të shtetasit N.K banues në Balldre të Lezhës. Mjeti rezulton të jetë djegur plotësisht.

Nga hetimet e para ka rezultuar se makinës i është marrë me forcë pronarit të saj, ndërsa po lëvizte në drejtim të shtëpisë së tij në fshatin Balldre nga dy persona ende të paidentifikuar. Këta persona janë konfliktuar me të duke e qëlluar me sende të forta.

Autorët kanë hipur në makinë dhe i kanë vënë flakën vetëm 2 km me larg dhe më pas janë larguar.

[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/03/makina.mp4"][/video]

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë marrjes në pyetje shtetasi N.K ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët dhe nuk ka asnjë dyshim mbi motivet e djegies së makinës së tij. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po vijon ende hetimet, por nuk ka bërë të ditur shkaqet apo autorët e kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

Lubonja: Dorëheqja e Metës thellon krizën

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e ashpër të Ilir Metës që deklaroi se është gati të largohet nga posti i presidentit, për të mos lejuar instalimi...

21:46

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI