Një automjet tip Benz është djegur mbrëmjen e së enjtes pranë rrugës së fshatit Kakarriq, vetëm 50 metra nga superstrada drejt Shkodrës. Makina ngjyrë blu me targa me targa AA377KH është shkrumbuar tërësisht.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se dyshohet se makina është djegur nga 2 persona të cilët kanë pasur një konflikt me drejtuesin e mjetit. Policia thotë se po punon për të identifikuar dhe kapur autorët. ©LAPSI.al
[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/03/makina.mp4"][/video]