Flash

Ish-këshilltari i tij, sot deputet i opozitës: Nuk do ta votoja kurrë shkarkimin e Ilir Metës

Lapsi.al 21 March 2019
Ish-këshilltari i tij, sot deputet i opozitës: Nuk do ta votoja

Deputeti Ralf Gjoni, të enjten, tha se nuk do të votonte për një shkarkim të Presidentit Ilir Meta, nëse do të kërkohej nga Kuvendi shkarkimi i tij.

Gjoni deklaroi se nga angazhimi me zotin Meta ka vetëm kujtime të bukura, që i ruan me qetësi dhe fanatizëm.

“Është një periudhë e bukur e jetës sime dhe nuk kam pse ta hedh poshtë. Unë shkarkimin e zotit Meta nuk do ta votoja në Parlament”,- tha ai.

Në lidhje me drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjoni u shpreh se kjo parti është kapur peng nga një marrëzi, duke shtuar se ai nuk ka qenë për çizme, dhunë dhe rrugaçëri.

Sa i përket ndryshimeve zgjedhore, Gjoni tha se vendi ka nevojë për një reformë tjetër zgjedhore.

Sipas tij, sistemi aktual me lista të mbyllura jo vetëm deformon vullnetin e zgjedhësve, por sjell edhe emra deputetësh me cilësi të dobët.

Në lidhje me pranimin e mandatit, tha se nuk ishte një hakmarrje ndaj LSI-së.

Ai është deputeti i 94 i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa këtë të enjte u betua.

Gjoni ka qenë më parë Sekretar i LSI-së për marrëdhëniet me Jashtë, si dhe këshilltar i ish-kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI