Flash

Vuçiç: Rajoni mund të ndizet nga vonesat e dialogut me Kosovën

Lapsi.al 21 March 2019
Vuçiç: Rajoni mund të ndizet nga vonesat e dialogut me

Vonesat në rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi normalizimin e marrëdhënieve mund të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, i cili ende është i prekur nga luftërat e viteve 90, tha në një intervistë për Reuters, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Çdo ditë vonesë mund të krijojë kushte në të cilat një shkendijë mund ta ndezë në flakë tërë rajonin. Vendet perëndimore duhet ta dinë këtë”, tha Vuçiç.

Për të rifilluar dialogun, Serbia kërkon nga Prishtina të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të Serbisë për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë përmendur si ide ndryshimin e kufijve, si pjesë e një marrëveshjeje të paqës mes dy vendeve. Vuçiç këtë e quan “përcaktim të kufirit” ndërkaq Thaçi “korrigjim të kufijve”.

“Pranimi ynë (Serbisë) në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Prishtinën dhe nëse një ditë do të arrijmë një marrëveshje”, thotë në këtë intervistë për Reuters, presidenti serb Vuçiç duke shtuar se ai pret që Gjermania, Franca apo BE-ja të bëhen më aktive në procesin negociues.

“Unë mendoj se ne do të shohim disa nga nismat e tyre në të ardhmen e afërt”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Të këshilluara

Basha nga Brukseli: Kemi mbështetjen e PPE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vizitës së tij në Bruksel, duke u shprehur se Presidenti i PPE (Partive Popullore Europiane) Joseph Daul ka deklaruar se ...

15:36

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI