Flash

Tensioni me policinë në protestë, ministri Lleshaj i bën një thirrje qytetarëve

Lapsi.al 21 March 2019
Tensioni me policinë në protestë, ministri Lleshaj i bën

Pas rrethimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës nga protestuesit e opozitës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ërmes një postimi në Twitter, ai fton qytetarët të mbështesin policinë. Ministri Lleshaj, në postimin e tij thekson se protesta të tilla mund të sjellin vetëm një rezultat, pengesën në luftën ndaj krimit.

“Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale. Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH. 

Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.”-shkruan Lleshaj.

Kujtojmë që pak momente më parë pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, protestuesit me thirrje kundër qeverisë dhe policisë qëlluan me shishe xhamat e godinës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI