Një tjetër kandidate ka 'tradhëtuar' LSI, duke pranuar mandatin e deputetes.
Ambra Borova deputete e LSI në Shkodër pritet t'i bashkohet deputetëve të opozitës së re.
Ajo zëvendëson Agron Çelën në Shkodër.
Kujtojmë se paraditen e sotme u betuan në Kuvend tre deputetë të rinj të LSI. Ata janë Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, të cilët do të zënë karriget e deputetëve të LSI-së.
Ka shkuar kështu në 97 numri i deputetëve në parlamentin e Shqipërisë, nga 140 që duhet të jenë sipas Kushtetutës.
