Flash

Lëndohen nga shashkat 2 policë, gati ndërhyrja me autobote

Lapsi.al 21 March 2019
Lëndohen nga shashkat 2 policë, gati ndërhyrja me autobote

Ndërsa protesta e opozitës vazhdon prej dy orësh para parlamentit, mësohet se dy policë kanë mbetur të lënduar.

Raportohet se dy efektivët janë lënduar nga shashkat e hedhura në drejtim të tyre prej protestuesve.

Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e gjashtë opozitës. Protesta po zhvillohet jashtë godinës së Parlamentit. Dëgjohen thirrje kundër qeverisë ku kryefjala është "Rama ik!".

Protestuesit kanë tentuar të çajnë katër herë kordonin e policisë dhe ia dolën në tentativën e katërt, por vetëm për pak. Policia arriti ta neutralizonte shpejt situatën.

Janë protestuesit e Unazës së Re ata që u konfrontuan fillimisht me policinë. Policia po bën gati ndërhyrjen me autobote.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI