Vazhdojnë tensionet mes policisë dhe protestuesve përpara Kuvendit.
Ndërsa mbante fjalën e saj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, protestuesit kanë mundur të çajnë kordonin e parë të policisë. Situata është neutralizuar sërish nga policia, por vazhdon përleshja mes tyre dhe protestuesve.