Flash

Kryemadhi reagon pas goditjes me bojë ndaj Ralf Gjonit, Rama do që ta bëjë klloun

Lapsi.al 21 March 2019
Kryemadhi reagon pas goditjes me bojë ndaj Ralf Gjonit, Rama do që ta

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pak pas sulmit me bojë ndaj deputetit Ralf Gjoni. Në një prenoncim për mediat, Kryemadhi në lidhje me rastin fajëson kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, e gjithë ngjarja është një show për të larguar vëmendjen nga situata politike.

“Nuk kam dijeni për një gjë të tillë. Regjizori Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga çdo gjë, do t’i bëjë edhe kloun deputetet e rinj me idenë që është sulmuar. Më vjen shumë keq për rastin. Legjitimiteti i atij parlementi nuk është më. Megjithatë, problemi nuk qëndron vetëm këtu, por kjo shitblerje e votës ka varfëruar shqiptarët. Çdo njeri ka hall ose është i papunë ose nuk ka mundësi të paguajë faturat ose i kanë ikur fëmijët nga protesta.”-u shpreh Kryemadhi.

Të këshilluara

Vlorë, i vihet flaka një tjetër makine

Këtë të enjte në të gdhirë, një fuoristradë në pronësi të shtetasit me iniciale R.M. u përfshi nga zjarri fare pranë gjykatës së Vlorës. Dyshohet zjarri ësht...

09:56

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI