Flash

Shpërthen një granatë në konsullatën ruse në Athinë

Lapsi.al 22 March 2019
Shpërthen një granatë në konsullatën ruse në

Një shpërthim i fuqishëm me granatë ka tronditur konsullatën ruse në Greqi, në orët e para të mëngjesit. Mediat greke shkruajnë se në orën 03.50 dy persona në një motoçikletë kanë hedhur një granatë në hyrje të Konsullatës së Rusisë në Athinë. Granata ka arritur në postin e rojes, ku edhe ka shpërthyer.

Ende nuk raportohet për të plagosur. Ndërkohë sipas dëshmive të para nga banorët përreth mësohet të jetë dëgjuar një shpërthim i fortë. Policia antiterroriste dhe e shpërthimeve speciale ndodhet në zonë për investigime të mëtejshme.

Ky është sulmi i dytë me granatë kundër njësive diplomatike në Athinë, në nëntor 2016 në ambasadën franceze mbeti i plagosur roja. Ndërsa në shkurt 2018 terroristët hodhën granatë në policinë e lagjes Kesariani.

Të këshilluara

Lubonja: Dorëheqja e Metës thellon krizën

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e ashpër të Ilir Metës që deklaroi se është gati të largohet nga posti i presidentit, për të mos lejuar instalimi...

21:46

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI