Flash

Lubonja: Dorëheqja e Metës thellon krizën

Lapsi.al 21 March 2019
Lubonja: Dorëheqja e Metës thellon krizën

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e ashpër të Ilir Metës që deklaroi se është gati të largohet nga posti i presidentit, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Në emisionin “Të paqekspozuarit” ai tha se Presidenti nuk preku shqetësimin më të madh që ka sot vendi.

“Unë e gjykoj se nuk është ndonjë shpërthim i madh. Megjithatë, me atë qetësinë e nëndheshme, ka përdorur disa fjalë të rëndësishme, do të veçoja fjalën krizë. Edi Rama ka kohë që përpiqet të bëjë propagandë, se këtu nuk ka krizë por kjo është një revoltë pallati. Meta thotë ka krizë.

E dyta ka përdorur fjalën, juntë dhe dhunë. Njëra i takon opozitës, tjetra mazhorancës. Nuk bëhet me dhunë, për opozitën, ndërsa thotë nuk do lejojë juntë, që është për Edi Ramën. Këtu junta ngatërrohet me Salvador Allende. Mund të shkojmë shumë larg, po të themi se mendon se e mbështesin edhe amerikanët këtë juntë.

Anon nga opozita, jep mbështetje opozitës, por fjala tjetër e rëndësishme është dialogu. Kërkon zgjidhje me dialog sepse dhuna nuk na çon gjëkundi.

Për krizën, ai thotë krizë politike midis forcave. Por kriza më e madhe është kriza e Shqipërisë, kriza e një politike që ka kapur shtetin. Këto Ilir Meta nuk i prek. Një krizë që të zgjidhet duke hapur negociatat, duke u ulur këta në tryezë, nuk zgjidh krizën, por thjesht zgjidhje për pallatin” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI