Flash

Protesta/ 33 persona nën hetim nga policia, mes tyre edhe Gazment Bardhi

Lapsi.al 17 March 2019
Protesta/ 33 persona nën hetim nga policia, mes tyre edhe Gazment Bardhi

Policia e Tiranës njoftoi se ka proceduar 33 persona per aktet e dhunës në protestën para parlamentit, mes tyre dhe sekretarin e përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

 “Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 14 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozites Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 16.03.2019.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën”, deklaron policia.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”, shtetasit: K. R., 19 vjeç; G. B., 41 vjeç; E. B., 33 vjeç; A. S., 33 vjeç; P. D., 35 vjeç; F. RR., 40 vjeç; E. B., 31 vjeç; D. B., 22 vjeç; E. B., 37 vjeç; J. S., 21 vjeç; Q. Gj., 24 vjeç; K. K., 19 vjeç; A. B., 33 vjeç; F. Z., 20 vjeç.

Policia thotë se po punon për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI