Flash

FOTO/ E vranë në atentat te Liqeni, zbulohet e kaluara e fierakut të dënuar në diktaturë

Lapsi.al 16 March 2019
FOTO/ E vranë në atentat te Liqeni, zbulohet e kaluara e fierakut

Haxhi Baçinozi është 62-vjeçari nga Fieri, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme tek liqeni artificial. Viktima lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Ai është një ish-i përndjekur që ka qenë dy herë i dënuar në diktaturë.

Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “agjitacion e propagandë”. Pas dy vitesh, më 3 qershor 1984, ai është dënuar sërish me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).

Ngjarja ndodhi rreth 18:15, te Liqeni Artificial, ndërsa Baçintozi kishte dalë për vrap bashkë me djalin e tij. Policia njoftoi se ka identifikuar dhe është vënë në ndjekje edhe të autorëve të dyshuar. Dyshohet se fieraku është qëlluar për vdekje për shkak të një konflikti të hershëm, ende i pasqaruar nga policia.

Sipas të njëjtave burime autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim. Dyshohet se ka qenë djali i viktimës ai që mund të ketë dalluar autorët. Mbi viktimën ka qëlluar njëri prej tyre, ndërsa tjetri e ka ndihmuar të arratisen me motor në zonën e Saukut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI