Flash

Foto nga vendi i ngjarjes/ Detaje tronditëse nga ekzekutimi pranë Liqenit Artificial

Lapsi.al 16 March 2019
Foto nga vendi i ngjarjes/ Detaje tronditëse nga ekzekutimi pranë

Dy persona me xhupa të zinj dhe maska që ecnin mes për mes parkut të liqenit të Tiranës kanë ekzekutuar me armë zjarri një burrë që kishte dalë për vrap bashkë me të birin. Fotot e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se atentati ndodhi në pedonalen kryesore të parkut, aty ku çdo pasdite dalin për shëtitje me qindra qytetarë.

Viktima është identifikuar nga policia. Ai është 62 vjecari Haxhi Baçinozi. Ngjarja bëhet dhe më e rëndë pasi 62 vjeçari është vrarë në sytë e djalit të tij të mitur, me të cilin kishte dalë për vrap.

Ngjarja ka ndodhur në orën 18:15 në kodrat e liqenit artificial të Tiranës duke shkaktuar mjaft panik tek qytetarët. Policia thotë se ka identifikuar autorët e krimit. Ata janë nga Fieri, me inciale I.S. dhe I.B. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm me autorëve dhe viktimës.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI