Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar të tjera pamje nga ndalimi dhe dhunimi i djalit të ish-deputetit Luan Baçi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Zhupa ndan edhe detajet e ngjarjes.
“Kryetarin e PD Fier, Luan Baçi e lajmeruan qytetarët me telefon qe po dhunoheshin nga policia dhe ai bashke me djalin shkuan ne vendin e ngjarjes. Djali Bruno filloj te filmonte per te dokumentuar te verteten, pikerisht dhunen e policise ndaj qytetareve dhe ne kete moment ra vete viktime e dhunes se tyre.
Ne video e pare shikohet momenti kur Bruno Baçi, djali i kryetarit i PD Fier dhe ish deputeti Luan Baçi, del per te filmuar dhunen dhe nje polic i maskuar i sulet, e sulmon fizikisht edhe pastaj e arrestojne pasi e dhunuan.
E papranueshme edhe jo ligjore. Protestat do vazhdojne edhe me te fuqishme! Fieri dhe gjithe Shqiperia nuk ndalet nga hakmarrja primitive e nje kryeministri ne panik dhe te ikur!” – shkruan Zhupa. ©LAPSI.al