Mediat botërore vazhdojnë ti japin hapësirë të zgjeruar protestës së madhe të opozitës që u zhvillua sot në Tiranë.
“Euronews” raporton se “protesta fillimisht paqësore, u bë e dhunshme kur një numër i vogël në turmën me disa mijëra njerëz filluan të shtyjnë dhe të hedhin gurë mbi policinë që mbronte parlamentin. Disa protestues dhe policë pësuan lëndime të lehta”.
Shkrimi i Euronews
Policia shqiptare përdori gazin lotsjellës dhe topin e ujit me presion, të shtunën për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të hynin në parlament pas marshimit dy herë rreth një ndërtese të qeverisë si pjesë e fushatës për zgjedhje të parakohshme.
Protesta fillimisht paqësore u bë e dhunshme kur një numër i vogël në turmën me disa mijëra njerëz filluan të shtyjnë dhe të hedhin gurë mbi policinë që mbronte parlamentin. Disa protestues dhe policë pësuan lëndime të lehta.
Protesta është e pesta që nga mesi i shkurtit, ndërsa opozita kërkon zgjedhje të reja pas akuzave për korrupsion dhe mashtrim elektoral. Deputetët e opozitës kryesore, Partisë Demokratike hoqën dorë nga vendet e tyre parlamentare në shkurt, por një duzinë ligjvënës zëvendësues i morën ato.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Shqipëria nuk do të kishte paqe derisa kryeministri Edi Rama të largohet për të lejuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai kritikoi diplomatët perëndimorë që bënë thirrje për qetësi dhe dialog.
"Shqipëria nuk destabilizohet nga protestat për vlerat evropiane. Ajo është destabilizuar nga krimi dhe përqafimi i qeverisë me të. Kjo duhet të përfundojë", - tha Basha.
Më parë, si Bashkimi Europian, me të cilin Shqipëria shpreson të fillojë bisedimet e pranimit në fund të qershorit, dhe Shtetet e Bashkuara u kërkuan të gjitha palëve të përmbahen nga dhuna.
Pasi thirrjet e perëndimorëve ndaj opozitës që të mos heqë dorë nga vendet e tyre në parlament u kundërshtuan, BE tha se mbështet të gjithë ata në parlament që po punonin për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë për t'u bashkuar me BE.
"Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe pa drejtësi" - tha Basha, duke u zotuar të vazhdojë të protestojë.
Duke folur në një projekt të rinovimit urban në qytetin e Beratit, Rama nuk bëri asnjë referim të drejtpërdrejtë ndaj protestave, por tha se qeveria e tij ishte e vendosur për të qëndruar të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme kombëtare që duhej të mbahen në qershor 2021, sipas tekstit të fjalës së tij dërguar nga zyra e kryeministrit.
Duke njohur përparimin në rindërtimin e gjyqësorit për të çrrënjosur gjykatësit e korruptuar dhe për të luftuar krimin e organizuar, BE tha se më shumë duhet të bëhet para zgjedhjeve vendore në qershor.
"Tani është shumë urgjente të kapërcejmë situatën aktuale politike duke krijuar një platformë kombëtare të dialogut midis të gjitha palëve të interesuara, gjithashtu duke pasur parasysh zgjedhjet komunale të ardhshme të qershorit", - shtoi BE./Benet Koleka, Euronews ©LAPSI.al