Flash

Vrasja e 62-vjeçarit për një borxh, detaje të reja nga krimi i rëndë

Lapsi.al 17 March 2019
Vrasja e 62-vjeçarit për një borxh, detaje të reja nga

Detaje të reja për ngjarjen që tronditi dje kryeqytetin ku u vra me armë zjarri një 62-vjeçar me origjinë nga Fieri. Motiv i vrasjes dyshohet se ka qenë një borxh i pashlyer që viktima Haxhi Bacinovski i kishte autorit të dyshuar.

Borxhi ishte një shume parash e konsiderueshme dhe 62-vjeçari nuk i ishte përmbajtur fjalës së dhënë për ta shlyer çka ka sjellë konflikte të vazhdueshme me autorin, që sollën edhe vrasjen.

Autori është identifikuar menjëherë pas vrasjes nga djali i viktimës i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje dhe ka parë vrasësin, i cili ishte i shoqëruar dhe nga një person tjetër.

62-vjeçari Bacinovski e kishte rutinë të përditshme ecjen nga liqeni pasditeve me të birin. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur dhe më pas e ka ekzekutuar dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

KUSH ISHTE VIKTIMA

Haxhi Baxhinovski ishte një ish-të përndjekur, i dënuar dy herë në regjimin komunist. Ai lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë».

Ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkëpunim” (dënim i kombinuar).

Haxhi Shefqet Baxhinovski ka qenë i dënuar në kampin e Qafës së Barit, madje ka marrë pjesë edhe në revoltën e Qafës-Barit.

Bacinovski

AUTORËT

Policia thotë se ka identifikuar autorët e vrasjes së 62-vjeçarit nga Fieri. Haxhi Bacinovski ishte duke vrapuar tek kodrat e liqenit bashkë me djalin e tij kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa i biri por edhe kalimtarë të rastit i shpëtuan fatmirësisht plumbave. Personat që qëlluan mbi fierakun, referuar dëshmive të mbledhura në vendngjarje ishin të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj. Ata janë larguar me shpejtësi menjëherë pas krimit.

Referuar burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me incialet I.S. dhe I.B. Po ashtu ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm, i cili pritet të sqarohet nga momenti në moment.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI