Flash

DEL VIDEO/ Si u përgjua Lulzim Basha nga agjentë të fshehtë

Lapsi.al 11 March 2019
DEL VIDEO/ Si u përgjua Lulzim Basha nga agjentë të fshehtë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në TCH një video të shkurtër që sipas tij tregon se si forcat operacionale kanë mbajtur nën vëzhgim kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas tij aty duket qartë se si policia dhe prokuroria kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme selinë e opozitës. Sipas Salianjit kanë qenë në përgjim edhe gazetarë dhe televizione. Kjo video ka qenë pjesë e dosjes “Xhafaj” tha Salianji tha se prokurorët e kanë harruar aty .

“Ka një skandal më të madh. Për turp të tyre ose ju ka rrëshqitur, prokurorisë i ka rrëshqitur që në mënyrë të paligjshme forcat operacionale kanë survejuar selinë e Partisë Demokratike dhe kryetarin e saj në mënyrë të paligjshme. Është e qartë që kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe ne nuk do ta lëmë me kaq” - tha Salianji. Në videon e publikuar nga Salinaji dëgjohen edhe zërat e dy personave që flasin me njëri - tjetrin. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=Vpp0cs1Z0P8

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Me sytë katër

PAPARAZZI