Flash

Spiropali: Meta të këshillojë Kryemadhin për hapin e hedhur drejt humnerës

Lapsi.al 9 March 2019
Spiropali: Meta të këshillojë Kryemadhin për hapin e hedhur

E ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, komentoi edhe deklaratat e Presidentit të Republikës, i cili është shprehur më parë në media se opozita duhet të bëjë një hap pas e maxhoranca dy.

“Unë nuk e çkodoj dot deklaratën e Presidentit sepse nuk e kuptoj për cilat hapa e ka fjalën dhe kush duhet t’i ndërmarrë po do kishte qenë shumë mirë në rast se Presidenti do t’a kishte këshilluar znj.Kryemadhi në partinë nga ka dalë, që mos ta ndërmerrte atë hap. Se nuk është një hap para, është një hap në humnerë. Dhe kthim pas nuk ka. Pra, në Kuvend nuk kthehen dot më, tani të paktën të mbështesin kandidatët e tyre nëpër lista që duan të marrin pozicionet e tyre në kuvend. Të vijnë të votojnë reformën zgjedhore që është e domosdoshme dhe që ne patjetër do t’a çojmë përpara dhe jemi shpresë plotë që deputetët e rinj të opozitës do ta votojnë reformën zgjedhore” tha Spiropali.

Ndërsa akuzoi opozitën se po dëmton vendin me protestat, Spiropali tha se qeveria ku bën pjesë mbetet e vendosur për të garantuar sigurinë  në vend.

“I përgjigjemi me përgjegjshmëri protestave, duke izoluar elementët e dhunshëm. I garantojmë qytetarët se do të bëjmë maksimumin edhe për të dialoguar me opozitën në rast se kërkojnë dialog, brenda kornizës kushtetuese, por jo për t;iu kthyer diskursit të qeverive tranzitore të cilat janë të papranueshme edhe për partnerët, do shkaktonin destabilitet.” përfundoi Spiropali.

Të këshilluara

Dibër/ Digjen dy hektarë pyje

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në qarkun e Dibrës gjatë pasdites së sotme. Rreth dy hektarë pyje janë djegur në Qafë-Buall. Drejt vendit...

16:58

Kreu i PD në Gramsh gjobitet si taksist

Kreu i PD-së në Gramsh, Kodhel Çala, ka marrë një gjobë të pazakontë. Marrja në makinën personale të 4 miqve të tij, përfaqësues të tjerë të Partisë Demo...

16:34

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI