Flash

Protesta e 5 marsit/ Policia përplaset me PD për lejen

Lapsi.al 3 March 2019
Protesta e 5 marsit/ Policia përplaset me PD për lejen

Policia e Shtetit ndalon Partinë Demokratike të zhvillojë protestën e paralajmëruar të 5 marsit para parlamentit.

Ka pasur letërkëmbime mes Partisë Demokratike dhe Policisë së Tiranës për çështjen e protestës. Sipas dokumentit të firmosur nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, thuhet se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve dhe vë në rrezik jetën e deputetëve. Po kështu sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare.

“Zhvillimi i tubimit të kërkuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, në vendin rruga ‘George W. Bush’, Shëtitorja ‘Murat Toptani’ (Pedonale), Lulishtja përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Sheshi ‘Fan S. Noli’ cenon sigurinë e Institucionit të Rëndësisë së veçantë, Kuvendi i Shqipërisë, pengon hyrjet dhe daljet e anëtarëve të qeverisë, deputetëve, administratës si dhe rrezikon jetën e tyre, pengon veprimtarinë e ligjshme të Kuvendit, pasi më datë 5.3.2019 ora 10:00 do të zhvillohet seancë plenare, sa më sipër; Vendosa: Në zbatim të germës ‘a’ të nenit 6 të Ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 ‘për tubimet’, të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 05.03.2019, ora 9:00, në vendin e përcaktuar në kërkesë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin tuaj, për zhvillimin e një tubimi të qetë e normal në një vend tjetër të përshtatshëm pa cenuar rendin dhe duke zbatuar kërkesat e Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’.

Ju rikujtojmë se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtues i tubimit dhe pjesëmarrësi në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale bazuar në Ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’”, thuhet në vendimin e policisë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike akuzon policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nukk ka pasur policë të dëmtuar. Sipas Partisë Demokratike, protesta do të zhvillohet edhe pa lejen e policisë.

“Në përputhje me nenin 47 të Kushtetutës dhe nenin 5 të ligjit Nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, ju njoftojmë se tubimi do të zhvillohet sipas njoftimit të bërë me shkresën tonë nr.31 Prot., datë 01.03.2019. Çdo pengim i lirisë së ushtrimit të tubimit sipas këtij njoftimi, në datën 5 mars 2019 dhe pasojave që mund të shkaktojë ky fakt gjatë ditës së tubimit është nën përgjegjësinë tuaj personale dhe institucionale. ju bëjmë, gjithashtu me dije se jeni në shkelje flagrante të ligjit dhe se tashmë duhet të kishit përmbushur përgjegjësinë tuaj për të na njoftuar urdhrin zyrtar për caktimin e oficerit të policisë që do të jetë përgjegjës për të ndihmuar zhvillimin e tubimit.

Për të gjitha sa më lart, njoftimi ynë, sipas detyrimit që parashikon neni 5 i ligjit nr.8773/2001, konsiderohet nga ky moment i përmbushur dhe tubimi do të realizohet më datë 5 mars 2019, në sheshin dhe vendkalimin publik: Rruga ‘George W.Bush’, Shëtitorja Murat Toptani’ (Pedonalja), lulishtja përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Sheshi ‘Fan S.Noli’ dhe bulevardi ‘Zhan D’Ark’. Caktimi i vendit të tubimit, është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Kjo është arsyeja përse ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi”, thuhet në letrën e sekretarit të përgjithshëm të PD Gazment Bardhi.

Të këshilluara

Korrupsioni, 6 oficerë policie në pranga

6 oficerë policie janë vënë në pranga. Arrestimet janë bërë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Burimet thanë se Shërbimi i Çështjeve ...

10:10

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI