Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Lidhja me Ervin Matën dhe largimi në Austri, çfarë tha Elvana Gjata për vrasjen në ish-Bllokut

Lapsi.al 3 March 2019
Lidhja me Ervin Matën dhe largimi në Austri, çfarë tha

Në lidhje me vrasjen e 4 tetorit në ish-bllok, dy muaj më parë, ka dhënë dëshminë e saj edhe këngëtarja Elvana Gjata. Në nëntor të 2018, Elvana Gjata është paraqitur vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e saj, e cila në fakt kërkohej me detyrim prej më shumë se një muaji.

Këngëtarja ka deklaruar se nuk i njeh asnjë nga personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk ka qenë në lokal as para dhe as në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Duke shpjeguar në këtë formë edhe arsyen pse kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj, me të cilin ajo thotë se bashkëjetonte prej një viti dhe ka shkuar për t’i dhënë çelësin e shtëpisë.

Më ketë argument, ajo ka shpjeguar edhe largimin e saj nga Shqipëria disa orë pas ngjarjes, si një udhëtim të planifikuar më parë dhe nuk kishte mundësi për ta shtyrë. Për këtë arsye, i ka dhënë çelësin Ervin Matës, pasi nuk do ta takonte më gjatë asaj nate. Ndërsa e pyetur nëse ka pasur komunikime me Matën gjatë kësaj kohe që ai është i shpallur në kërkim, ajo ka mohuar të ketë folur me të dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.

Pas verifikimit të sistemit TIMS, rezultoi se këngëtarja 31- vjeçare ishte larguar nga Shqipëria vetëm pak orë pasi ndodhi krimi, pa dhënë më parë shpjegime në Polici. Kjo ishte edhe arsyeja pse u bë shpallja në kërkim policor, pasi dëshmia e Elvana Gjatës ishte e rëndësishme për grupin hetimor dhe mund të ndihmonte në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Burimet thanë se rreth orës 05:00 të mëngjesit të datës 5 tetor, pak orë pasi u vra me armë zjarri 28- vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, këngëtarja ka fluturuar nga Rinasi në drejtim të Austrisë. /panorama

Të këshilluara

Korrupsioni, 6 oficerë policie në pranga

6 oficerë policie janë vënë në pranga. Arrestimet janë bërë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Burimet thanë se Shërbimi i Çështjeve ...

10:10

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI