Flash

Sot mblidhet Kuvendi, PD mobilizon strukturat për protestë

Lapsi.al 26 February 2019
Sot mblidhet Kuvendi, PD mobilizon strukturat për protestë

Pas seancës plenare të paralajmëruar sot në Kuvend, opozita e bashkuar po përgatitet për protestë. Mësohet se PD po mobilizon strukturat e partisë për protestë para orës 16:30 në Kuvend.

Shumica e protestuesve do të jenë nga Tirana. Protesta do të jetë pak para nisjes së seances plenare sot në  Kuvend.

Kuvendi do të zhvillojë sot pasdite seancë plenare për të zëvendësuar të enjten e shkuar, pasi kreu i këtij institucioni njoftoi shtyrjen e seancës për shkak të protestës së opozitës. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetareve u vendos që seanca plenare të mbahet në orën 17:00.

Në rendin e ditës të Konferencës së Kryetarëve ishte miratimi i kalendarit tre javor të punimeve të Kuvendit si edhe programi i punës së parlamentit.

Mes tjerash mësohet se në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI