Në vendin tonë ka mbizotëruar kryesisht mot i kthjellët këto ditë, por duke nisur nga dita e sotme priten reshje dhe ulje temperaturash.
Sipas Meteoalb, sot priten reshje shiu deri në mbrmje, ndërsa e marta do sjellë ulje të temperaturave dhe reshje bore në Lindje dhe Juglindje.
E mërkura sjell mot të kthjellët, por shumë të ftohtë dhe temperaturat gjatë natës do arrijnë në -10°C.