Flash

220 kg drogë nga Shqipëria, 5 të arrestuar në Ferizaj

Lapsi.al 10 February 2019
220 kg drogë nga Shqipëria, 5 të arrestuar në Ferizaj

Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njoftoi se janë sekuestruar 220 kilogramë marijuanë dhe janë bllokuar 3 makina në dy zona të ndryshme.

Dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.

“Janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “'Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge'”. 

“Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë theksohet se një pjesë e grupit janë në arrati dhe se hetimet janë duke vazhduar. Pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI