Flash

Ministri Sandër Lleshaj: Vendim kriminal për Dritan Dajtin, gjyqtarët t'i bashkohen pas hekurave

Lapsi.al 10 February 2019
Ministri Sandër Lleshaj: Vendim kriminal për Dritan Dajtin,

Atentat ndaj drejtësisë dhe fyerje për gjakun e dëshmorëve të Policisë e quajti ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vendimin për dënim me 25 vite burg ndaj Dritan Dajtit.

“48 orët e fundit kanë qenë orë të përjetimeve të rënda për familjarët e oficerëve të rënë në krye të detyrës më 7 gusht të vitit 2009, për Policinë e Shtetit dhe për gjithë qytetarët shqiptarë, si pasojë e një vendimi kriminal të disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t’u bashkohen prapa hekurave klientëve të tyre.

Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që ky krim i njerëzve me imunitet ligjor dhe kushtetues të mos kishte si përgjigje vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur si dhe një proces të qartë ligjor”, tha ministri Lleshaj.

Ai deklaroi se ka nisur tashmë operacioni “Forca e Ligjit” për këtë rast duke kërcënuar gjyqtarët me burg.

“Edhe pse nuk mund të jap detaje, deklaroj se Operacioni ‘Forca e Ligjit’ është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë, sakrificave të panumërta dhe gjakut të derdhur nga qindra punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar përgjatë tri dekadave të fundit." - u shpreh Lleshaj.

"Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por edhe mua si ministër i Brendshëm, derisa ky vendim jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë, por derisa autorët e këtij akti të pashëmbullt dhe fyes për gjakun e gjithë dëshmorëve të policisë së shtetit të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë." - u shpreh Lleshaj, i cili siguroi qytetarët se përgjigjja e institucioneve do të jetë e fortë dhe ligjore.

“Unë siguroj qytetarët shqiptarë dhe familjarët e dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, se përgjigja e institucioneve do të jetë e fortë, ligjore, në përpjesëtim të drejtë dhe në respekt të plotë me thirrjen që buron nga amaneti i atyre burrave të Policisë së Shtetit shqiptar që dhanë jetën për një Shqipëri më të sigurt dhe më drejtë." 

Të këshilluara

Zbardhet sherri me katër persona në Kamëz

Një sherr masiv ndodhi në Kamëz ditën e djeshme, aty ku katër persona u përplasën me grushte dhe sende të forta me një person tjetër. Sot policia bën me ...

22:59

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI