Flash

'Avioni iu kthye Turqisë', Media zviceriane shtron pyetjen: A dështoi Air Albania?

Lapsi.al 6 February 2019
'Avioni iu kthye Turqisë', Media zviceriane shtron pyetjen: A

Një portal i specializuar në fushën e aviacionit në Zvicër, i quajtur Ch-Aviation, lajmëron se planet për Air Albania janë harruar dhe thekson se avioni i Air Albania i është kthyer Turqisë.

Pra ‘Lasgushi’ ishte thjesht një vegël për marketing? Asgjë nuk mund të thuhet me siguri përderisa nuk ka reagim zyrtar nga asnjë nga palët e prekura.

Air Albania/ Propaganda mashtruese e Edi Ramës 

Kur bëri fluturimin e parë të provës avioni ‘Lasgushi’ i Air Albania, një agjenci e quajtur Airline Geeks shkroi për një ‘linjë misterioze’.

Kurse Murat Herdem i portalit turk ‘Airport Haber’ mendon se bashkëpunimi i Turkish Airlines me Air Albania do jetë blofi i radhës. Sipas tij, ky është një ‘deja vu’ i bashkëpunimit të Turkish Airlines me Air Bosna, kur kompania përjetoi një eksperiencë të hidhur me humbje prej miliona eurosh. “Mënyra se si ka nisur partneriteti është e njëjtë. Të dy partneritetet po realizohen me orientim politik dhe jo si veprim komerçial, çka do i kushtojë Turkish Airlines miliona euro humbje,” parashikon Herdem.

Shqiptarët e kanë pritur me ankth praninë e një linje ajrore shqiptare që do ulte çmimet e kripura të fluturimeve nga Rinasi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI