Flash

Universiteti Alexandru Ioan Cuza në Rumani po heton plagjiaturën e Taulant Ballës

Lapsi.al 5 February 2019
Universiteti Alexandru Ioan Cuza në Rumani po heton plagjiaturën e

Në një email dërguar Exit.al, Universiteti Alexandru Ioan Cuza University, në Iasi të Rumanisë ka konfirmuar se po heton zyrtarisht plagjiaturën e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla akuzohet se ka kopjuar pjesë të tëra të doktoraturës ‘Politikëbërja në BE: Arritjet, Sfidat dhe Propozimet për Reformë’, kryer nga Andrea Renda ,për Qendrën për Studime Politike Evropiane në Bruksel.Këtë studim, deputeti Balla e përdori për disertacionin e tij të vitit 2015 ‘Reforma e Sistemit të Vendimmarrjes në Bashkimin Evropian’, për të cilin mori vlerësimin më të lartë.

Balla është një nga disa zyrtarët e lartë të PS, i cili u zbulua se kishte kopjuar për të fituar titullin akademik.

Në email-in e saj, Lidia Bourceanu e Departamentit të Marketingut në Universitetin Alexandru Ioan Cuza, deklaroi:

“Meqenëse institucioni ynë i arsimit të lartë mbështet fuqishëm të gjitha procedurat dhe politikat që synojnë shkurajimin e të gjitha formave të vjedhjes intelektuale, në çfarëdo rrethanë, e shohim si shumë shqetësuese çështjen e sjellë në vëmendjen tonë. Mesazhi juaj është regjistruar (me numër UAIC 1947/04.02.2019) dhe do t’i kalohet Komisionit të Etikës, me qëllim analizimin me rigorozitetin dhe profesionalizmin maksimal”./Exit.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Me sytë katër

PAPARAZZI