Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Krujë për të ftuar qytetarët të vijnë në 16 shkurt në Tiranë në protestën e opozitës së bashkuar kundër qeverisë “Rama”.
Basha deklaroi se pa një gjendje të vështirë në Krujë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për rritje taksash dhe madje vjedhje. Nga Kruja e qëndresës kundër Perandorisë Osmane, Basha tha se ka ardhur koha që të çohemi kundër qeverisë.
"Ky është vendi për të dhënë një mesazh. 500 vjet më parë një vend i vogël i qëndroi fuqisë më të madhe ushtarake në botë. Pse, sepse ishin të bashkuar, sot ka ardhur koha të çohemi sepse ne kemi kauzën e drejtë. Ne do ta kthejmë Shqipërinë në binarët europianë.
Ka ardhur koha të merrni në dorë fatin tuaj. Kjo është thirrja, kjo është ftesa. Asnjë qeveri e asnjë parlament nuk është sovran i këtij vendi. Nuk e thotë vetëm opozita se maxhoranca dhe qeveria jnë produkt i vjedhjes.
Zgjidhja e opozitës është qeveri kalimtare. Ngrihuni në këmbë jepini dorën njeri-tjetrit dhe ejani në Tiranë të marshoni”, tha Basha duke iu bërë thirrje demokratëve, socialistë dhe atyre që nuk janë me asnjë parti të vijnë në 16 shkurt në Tiranë.