Flash

Kapet ne Vlorë i dënuari dhe 10 vite burg në Itali

Lapsi.al 5 February 2019
Kapet ne Vlorë i dënuari dhe 10 vite burg në Itali

Një 57-vjecar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Në pranga ka përfunduar 57-vjeçari K. P., me banim në Tepelenë, pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Katanias për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. 57-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin K. P., me banim në Tepelenë.

K.P ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë veprimet e tjera proceduriale në lidhje me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI