Flash

Deputeti i PS-së: Drejtuesit e policisë janë të paaftë, kërkoj interpelancë me Fatmir Xhafën

Lapsi.al 6 September 2018
Deputeti i PS-së: Drejtuesit e policisë janë të paaftë,

Deputeti i PS, Gjetan Gjetani ka dalë kundër policisë në Kurbin dhe paralajmëron se nëse ky komisariat nuk pastrohet, ai do të jetë i pari që do të dalë në protestë. Në një postim në Facebook, deputeti socialist sulmon policinë e Kurbinit, duke deklaruar se në krye të krye të këtij komisariati ka njerëz të paaftë dhe të korruptuar.

Reagimi i deputetit të PS

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që poliicia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë.

Si deputet i kësaj zone kam pasur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’i bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe në qoftë nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit, pa marrë parasysh ngjyrat politike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI