Flash

3 deputetë të PS-së votuan kundër shtyrjes së hetimit për Saimir Tahirin

Lapsi.al 6 September 2018
3 deputetë të PS-së votuan kundër shtyrjes së hetimit

Parlamenti shtyu sot me tre muaj punën e komisionit hetimor ndaj ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në mungesë të opozitës e cila mbajti një mbledhje paralele në Elbasan, mazhoranca në parlamenti miratoi me 72 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim kërkesën e nënkryetarit demokrat Edi Paloka për shtyrjen e afatit.

“E papranueshme që Komisioni të mblidhet vetëm 4 herë në 6 muaj”, deklaroi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Erjon Braçe, Spartak Braho, dhe Bashkim Fino janë deputetët që votuan kundër, ndërsa Alket Hyseni dhe Elena Xhina kanë abstenuar. Ndërkohë nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës Basha kërkoi një veting edhe për politikanët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI