Flash

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, policia 'blindon' edhe Beratin, kontrolle për goditjen e grupeve kriminale

Lapsi.al 6 September 2018
Pas Shkodrës dhe Elbasanit, policia 'blindon' edhe Beratin,

Policia ka shtrirë operacionin e saj kundër grupeve kriminale në vend. Kështu, pas Shkodrës dhe Elbasanit i vjen radha Beratit.

Ndonëse jo në listën e zezë të qyteteve me kriminalitet të lartë, policia po zhvillon aksione në qytetin e Beratit.

Sipas informacioneve, Policia ka intensifikuar kontrollet në goditje të individëve, apo grupeve kriminale.

Efektivët e sektorëve të rendit dhe policisë rrugore kanë zhvilluar sot kontrolle të detajuara në shumë akse të qytetit, ku në fokus janë vënë mjetet me xhama të zeza, ku janë kontrolluar fizikisht drejtuesit, mjetet dhe dokumentacionet e tyre.

Aksione janë zhvilluar ne vendin e quajtur “Kthesa e Poshnjes”, “Kombinat”, “Uznovë”. Aksionet vijojnë ende, ndërkohë qe policia e Beratit do të japë së shpejti rezultatet e tij.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI