Flash

Astrit Patozi për vettingun e politikanëve: Sot jam me Lulin...

Lapsi.al 6 September 2018
Astrit Patozi për vettingun e politikanëve: Sot jam me Lulin...

Kritiku i ashpër i Lulzim Bashës, Astrit Patozi deklaroi se sot mbështet kryedemokratin.

Patozi shkruan në Facebook se ka plot gjëra që e diferencojnë nga Basha, por është plotësisht dakord me propozimin e liderit të opozitës për të bërë vetting edhe për politikanët.

Sipas Astrit Patozit, kjo platformë duhet të përkthehet me kushtetë dhe me ligj, për të mos mbetur si hartimet e partive politike shqiptare.

Ish-nënkryetari i PD-së shkruan se uron që Basha ta ketë seriozisht këtë 'nismë kurajoze'. Përndryshe, sipas Patozit, Basha do të rrezikojë të marrë koston e një dështimi të ri.

Postimi i Astrit Patozit: 

SOT JAM ME LULIN...

Edhe pse më ndan gati një oqean prej tij, sot unë jam me Lulin, që sa më shpejt të ketë vetting edhe për politikanët. Mund ta kishim kërkuar edhe më shpejt, atëherë, kur diskutohej reforma në drejtësi. Edhe faturën e lartë të penguesit, që e morëm (me të drejtë apo pa të drejtë) mund ta kishim shmangur, por edhe Edi Ramës do t'ia kishim djegur kartat në dorë.

Sepse nuk kishte nevojë të humbnim shumë kohë që të rrisnim macet për të gjuajtur minjtë, ndërkohë që këta të fundit mund t'i mbysnim edhe me koçifoz.

Dhe le të kalonin njëkohësisht në sitë, si togat e zeza të drejtësisë, ashtu edhe të gjithë eminentët e politikës.

Por më mirë vonë kurrë, është një aksiomë që nuk e humbet kurrë vlerën nga kalimi i kohës.

Problemi është që kjo të bëhet sa më shpejt me kushtetutë dhe me ligj, sepse ndryshe i bie të jetë si të gjitha hartimet patetike të partive tona, kur betohen për moral dhe pastërti.

Sepse në këtë pikë, për shembull, unë e kam të vështirë ta qortoj Edi Ramën, megjithese rezervat e tmerrshme që kam për të dhe për qeverinë e tij. Sepse ai u deklarua direkt i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të kësaj ideje. Mund të ketë plot njerëz që edhe këtë përgjigje kaq të flakpërflakshme ta shpjegojnë me vijimin e marrëveshjes se vitit te shkuar, por unë nuk dua të bëj pjesë në këtë kategori.

Sipas meje, tani, të paktën formalisht kjo reformë e re, apo thellim i reformës në drejtësi, duket sikur nuk ka asnjë kudërshtar të rëndësishëm.

Është një situatë paksa komike, në fakt, pasi ngjan sikur nga vetting-u duhet të kenë frikë vetëm pensionistët dhe qytetarët e varfër, që marrin asistencë sociale, dhe jo ata qe i kanë bërë gjëmën këtij vendi.

Por le të mos dekurajohemi nga ky paradoks dhe t'i nxisim të gjitha palët që ta çojnë deri ne fund këtë projekt pozitiv.

Në radhë të parë opozitën, që i bie të ketë marrë në dorë flamurin e këtij vetëpastrimi.

Uroj shume qe Luli ta ketë seriozisht këtë nismë kurajoze. Ndryshe, do të rrezikojë shumë të marre koston e një dështimi të ri, që vjen gjithmonë nga shija e hidhur që përjeton publiku, sa herë që përfundojnë në kosh fushatat hipokrite të premtimeve të tij për gjoja një moral të ri në politikë. 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI