Flash

Miratohet kërkesa nga ministria e Jashtme, presidenti serb Vuçiç në 8 shtator viziton Kosovën

Lapsi.al 6 September 2018
Miratohet kërkesa nga ministria e Jashtme, presidenti serb

Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës ka miratuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të vizitojë Kosovën këtë fundjavë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i lartë i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Zyberaj tha se leja për vizitë të Vuçiçit është lëshuar konform marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë.

Presidenti serb, Vuçiç pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator, ku pritet të takohet me banorët serbë në veri të vendit.

Vizita e tij në Kosovë do të vijë vetëm një ditë, pasi të takohet në Bruksel me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI