Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Një ditë pas mbledhjes në Shkodër, Basha tjetër mesazh: Do çlirojmë qeverisjen nga krimi

Lapsi.al 4 September 2018
Një ditë pas mbledhjes në Shkodër, Basha tjetër mesazh:

Pas mbledhjes që opozita e bashkuar mbajti dje në Shkodër, vjen një tjetër reagimin nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’, dha mesazhin e qartë se opozita do të jetë përkrah qytetarëve.

Mes të tjerash ai foli edhe për ‘çlirim’ të qeverisë nga krimi. Kujtojmë se dje opozita bojkotoi seancën plenare, ndonëse ishte sesioni i ri parlamentar, ndërsa aleatët u mblodhën në Shkodër, si mesazh ndaj qëndrese së krimit me mbështetje të politikës.

“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!

Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi!

PA KOMPROMIS!”, shkruan Basha në ‘Facebook’, ndërsa ka postuar edhe disa foto nga mbledhja e djeshme.

Po ashtu mësohet se opozita po harton një platformë për t’i dhënë fund, sipas saj, situatës me krimin në Shqipëri

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI