Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Policia 'bën kërdinë' në Tiranë, për 3 orë heq 17 patenta (VIDEO)

Lapsi.al 1 September 2018
Policia 'bën kërdinë' në Tiranë, për 3

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. “Mos shpejto të arrish aksidentin”, apelon policia ndërsa tregon se janë pezulluar për 3 orë 17 patenta për shkak të shkeljeve të normave të shpejtësisë.

I tillë ka qenë rasti i një 19-vjeçari nga Durrësi me 175 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar në një largësi prej 745.3 metra.

Shpejtësi ✈që të vret jetën?. 17 Leje Drejtimi të pezulluara nga Policia Rrugore e Tiranës prej orës 22.00 të datës 31.08.2018 deri në orën 01.20 të datës 01.09.2018 për shpejtësi që varionin nga 137 deri në 175 km/h.

Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë fluturuese, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative, 3 pa siguracion dhe një pa kontroll teknik. Policia Rrugore e Tiranës po vijon kontrollet me Radar e Drager në të gjitha rrugët e Tiranës. “Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mire ju pret polici në rrugë. #zbatorregullatudhetoisigurt”, bën thirrje policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI