Flash

8 mijë përdorues droge të rregullt në Shqipëri, shtohen rastet e vdekjeve nga overdoza. Mungojnë ilaçet

Lapsi.al 29 August 2018
8 mijë përdorues droge të rregullt në Shqipëri, shtohen

Në Shqipëri mendohet se 7 deri në 8 mijë persona janë përdorues të rregullt droge. Por, megjithëse një numër relativisht i lartë, kësaj kategorie u ofrohen shumë pak shërbime nga shteti.

Si të mos mjaftonte kjo, edhe disa qendra me donacione të huaja janë mbyllur, ndërsa të tjerat që funksionojnë nuk mund tu përgjigjen të gjitha kërkesave.

Pak ditë më parë, revista prestigjioze “The Economist” e rankoi Shqipërinë si vendin e parë në botë për konsumin e kokainës në raport me popullsinë. Raporti shkruan se 2.4% e popullsisë janë përdorues kokaine. Organizmat që punojnë kundër përdorimit të lëndëve narkotike thonë se ka një rritje të përdoruesve.

Genci Muçollari, i shoqatës “Aksion Plus”, thotë: “Nga kontaktet që kemi me mjekët e toksikologjisë, na thonë se janë rritur rastet që paraqiten me përdorim kokaine”.

Gjithashtu, raportohet se është rritur edhe numri i vdekjeve nga overdoza: “Deri dje nuk kishte të dhëna për overdozat, mendohet se ishin 4-5 në vit, ndërsa aktualisht numri ka shkuar nga 10-12 në vit”.

Por, në Shqipëri mungon edhe medikanemti Naloxone, që mund të shpëtojë jetën e një përdoruesi droge që kalon në overdozë: “Mungon totalisht, edhe kur një person shkon në urgjencë me overdozë, ky preparat nuk i jepet. Mund të marrë një ndihmë tjetër, por praktikisht ai është i vdekur”.

Tirana, Fieri, Vlora, Berati dhe Shkodra janë qytetet kryesore ku janë evidentuar përdoruesit e rregullt të drogës.(tch)

Të këshilluara

Dëbohet nga Italia shqiptari i lidhur me ISIS

28 vjeçari shqiptar i larguar për terrorizëm nga Italia është dëbuar me urdhër te datës 23 gusht. Që prej 24 gushtit ndodhet në Tiranë dhe është marrë në zot...

15:42

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI