Flash

Cilat janë shembjet më të përgjakshme të urave në botë në 20 vitet e fundit

Lapsi.al 15 August 2018
Cilat janë shembjet më të përgjakshme të urave në

Shembka e urës “Morandi” në Xhenoa të Italisë mesditën e djeshme, ka shkaktuar të paktën 39 viktima, dy prej të cilëve shqiptarë.

Ky është një nga aksidentet më të përgjakshme të këtij lloji në botë, vitet e fundit.

 Por kush kanë qenë tragjeditë më të rënda?

Më poshtë, shembjet më të përgjakshme të urave në botë në 20 vitet e fundit:

2016: të paktën 26 të vdekur në Kalkuta nga rënia e një ure më 31 mars.

2011: të paktën 32 të vdekur nga rrëzimi i një ure në Indi, në qytetin Darxheling më 23 tetor.

2007: të paktën 64 të vdekur nga rrëzimi i një ure në provincën Hunan, në Kinë. Kjo vepër, e gjatë 328 metra, sapo ishte inauguruar.

2017: të paktën 16 të vdekur nga rrëzimi i një ure në Nepal më 25 dhjetor.

2006: të paktën 40 të vdekur pas rënies së një ure në Mardan, Pakistan, më 5 gusht.

2006: të paktën 34 të vdekur, nga rrëzimi i një ure të vjetër 150 vjeçare në Bihar, Indi, më 2 dhjetor.

2003: të paktën 20 të vdekur nga të cilët 19 fëmijë nga rënia e një ure në Daman, Indi, më 28 gusht.

2003: të paktën 29 të vdekur nga rrëzimi i një ure në Çapare, në Bolivi, më 24 dhjetor.

2001: të paktën 58 të vdekur nga rrëzimi i një ure në Kastelo de Paiva, në Portugali, më 4 mars.

1999: të paktën 40 të vdekur nga rrëzimi i një ure 180 metra të gjetë në qytetin Çongqing, në Kinë, më 4 janar.

1998: të paktën 26 të vdekur nga rrëzimi i një ure prej 200 metrash të gjatë në Piura, në Peru, më 16 mars.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI