Flash

Ekzekutohet me plumb në kokë një shqiptar në Greqi, dyshohet për vrasje mafioze

Lapsi.al 15 August 2018
Ekzekutohet me plumb në kokë një shqiptar në Greqi, dyshohet

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në zonën Kipsela pranë Athinës. Ngjarja është regjistruar në orët e para të së mërkurës (15 gusht).

36 vjeçari u gjet në rrugë dhe ishte qëlluar me një plumb në kokë. Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes dhe autorin.

Viktima u ekzekutua me plumb në kokë sapo kishte parkuar motorin në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kipsela.

Mediat greke e përkufizojnë një vrasje tipike mafioze për larje hesapesh.

Kur u ekzekutua poshtë pallatit, 36-vjeçarin e prisnin në shtëpi gruaja e tij shtatzënë dhe fëmija i mitur. Gruaja e shqiptarit pësoi shok me të mësuar lajmin ndërsa hetuesit morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës.

Emri i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa po hetohet për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për të zbardhur shkaqet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI