Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Nëna nga Fieri rrëfehet në gjykatë: Pse doja t'i vrisja dy vajzat!

Lapsi.al 15 August 2018
Nëna nga Fieri rrëfehet në gjykatë: Pse doja t'i vrisja

Ka dalë sot para gjykatës Rudina Kishta gruaja 42 vjeçare e cila pasi i vuri flakën banesës së bashkëshortit tentoi të mbyste në lumë dy vajzat e saja të mitura binjake.

Ajo është përpjekur të mbulonte fytyrën me letër, ndërkohë që pyetjes së gazetares së Ora News Inelda Vallja se pse tentoi të mbyste fëmijët i është përgjigjur shkurt: "Fëmijët e mi ishin!"

Gjyqtari i gjykatës së Fierit Tauland Banushi dha masën e sigurisë 'arrest me burg" ndërsa prokuror ishte Genc Manaj.

Gruaja u arrestua dy ditë më parë. Duket se mes saj dhe bashkëshortit Ardian Gjikës ka pasur konflikte të vazhdueshme. Nga burime policore është mësuar se çifti në fjalë kishin pasur shpesh debate me njëri-tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme. Kjo ka bërë që 42 vjeçarja të largohej shpesh herë nga banesa. Edhe bashkëjetuesi i saj e konfirmoi mbrëmjen e shkuar se ajo ishte larguar prej 6 muajsh nga banesa.

Në dëshminë e saj mësohet se 42 vjecarja Rudina Kishta të ketë thënë se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.

Duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte e ndjerë e zhgënjyer, 42 vjeçarja i ka vënë flakën banesës. Rudina Kishta e ka dhënë dëshminë e saj nën një ngarkesë të rëndë psikologjike për shkak të dy vajzave të saj të mitura e ndërsa ka shtuar se vajzat kërkonte t'i hiqte qafe që të mos vuanin.

Ndërkohe nga banorë të zonës mësohet se 47 vjeçari Ardian Gjika qëndronte shpesh herë i alkoolizuar, e madje edhe të atin e tij Trifon Gjika e kishte detyruar të largohej para disa kohësh nga banesa ky jetonin cifti në fjalë. Banesa e djegur është ndërtuar nga babai dhe është në pronësi të Trifon Gjikës.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI